Ruçi: Mirënjohje Holandës për Po-në për Konferencën Ndërqeveritare!

Vendet e Ulta do të vazhdojnë të mbështesin integrimin europian të Shqipërisë. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ne takimin me ambasadoren e Holandës Guusje Korthals Altes, shprehu mirënjohjen e Kuvendit të Shqipërisë për qëndrimin inkurajues të Parlamentit holandez për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë si edhe për rritjen e investimeve holandeze në Shqipëri.“Shpreh mirënjohjen e Kuvendit të Shqipërisë për qëndrimin inkurajues të Parlamentit holandez për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë si edhe për rritjen e investimeve holandeze në Shqipëri.Marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe janë pasqyruar edhe në rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Për të tretin vit radhazi, Holanda është investitori më i madh në Shqipëri dhe ne kemi besim se ky bashkëpunim do të vijë duke u zgjeruar e forcuar”, theksoi kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Nga ana e saj ambasadorja holandeze nënvizoi se Vendet e Ulta do të vazhdojnë të mbështesin integrimin europian të Shqipërisë, konsolidimin në vendin tonë të vlerave europiane, mbajtjen sa më shpejt të Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe rritjen e investimeve holandeze në Shqipëri.