Ruci Te nise hetimi i zgjedhjeve. Per fletet te vendose Venecia

TIRAN- Partia Socialiste eshte deklaruar sot e gatshme te nise hetimi parlamentar me shqyrtimin e materialeve zgjedhore nderkohe qe per fletet do ti drejtohet Komisionit te Venecias.
Deklaraten e ka bere kreu i grupit Parlamentar Gramoz Ruci gjate nje komunikimi me gazetaret.
Kjo eshte oferta e opozites e hedhur ne tavolinen e mazhorances per te zgjidhur krizen. Ne kemi bere oferten tone. Kohe per te humbur nuk ka- ka thene ai.
Ruci ka reaguar edhe ndaj seances se djeshme ne Kuvend ku pas dy votimesh u rrezua dekreti i Topit per Pronat dhe mazhoranca miratoi ligjin pavaresisht se ai u cilesua nga kreu i shtetit si antikushtetues.
Letra e Rucit Pitella Djegia e kutive goditje e rende per Shqiperine
Zv. Presidenti i Parlamentit Evropian Gianni Pitella ka reaguar pas letres se derguar nga grupi Parlamentar i Partise Socialiste ku shprehej shqetesimi per deklaraten e kryetarit te KQZ-se Arben Ristani per djegie te kutive te votimit.
Ne reagimin e tij Pitella shkruan se nje veprim i tille do te ishte nje nje goditje per demokracine parlamentare ne Shqiperi dhe kriza politike do te hynte ne nje rruge pa kthim
Pitellla thekson sidomos rolin e qeverise ne kete ceshtje dhe ka kerkuar qe te merren masat per zbatimin e rezolutes se PE miratuar me 8 korrik e cila sipas tij e thote shume qarte se per ti dhene fund krizes politike ne Shqiperi duhet krijuar nje komision hetimor parlamentar i cili do te kete nje mandate dhe per hetimin e materialeve zgjedhore
Sipas Pitellas ky komision duhet te filloj nga puna menjehere ne menyre qe te arrije rezultate ne kohe pa i mohuar te drejten Parlamentit per te miratuar nje legjislacion te ri duke marre parasysh rekomandimet e OSBE/ODIHR perpara zgjedhjeve te ardhshme lokale dhe rajonale
Dy dite me para grupi Parlamentar i Partise Socialiste i drejohej ne ane te nje letre nenshkruar nga Gramoz Ruci Parlamentit Evropian ku kerkohej nderhyrja pasi kriza politike ne Shqiperi eshte thelluar per shkak se qeveria po pergatitet per te djegur kutite e votimit.