E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruci ankohet ne PE Berisha nuk zbaton Rezoluten

Ne leter Ruci pershkruan konsensusin e dhene prej PS-se per krijimin e Kodit zgjedhor nderkohe qe thekson se nuk ishte Kodi ai qe deformoi zgjedhjet.

Shqiperia eshte ne nje krize te thelle politike dhe institucioanle burimi i se ciles eshte pikerisht deformimi i procesit zgjedhor te 28 qershorit 2009 nga ka dale nje parlament qe po prek nivele te panjohura me pare te shkeljes se parimeve e normave qe rregullojne funksionimin e tij. Jeta parlamentare eshte cenuar rende per shkak te eleminimit ne menyre te dhunshme te votimit te fshehte edhe kur behet fjale per persona te vecante manipulimit te procesit te votimit ne sallen e Kuvendit mungeses se transparences minimale te procesit legjislativ ne teresi moslejimit te mbikqyrjes financiare dhe ndryshimit ne menyre te njeanshme te rregullave te funksionimit te parlamentit tri here brenda ketij sesioni parlamentar shkruan midis te tjerash Ruci.

Me tej socialistet shqiptare thone se pergjegjesia kryesore per zgjidhjen e krizes eshte e qeverise dhe kryeministrit Sali Berisha. Nuk kerkojme as me shume e as me pak po nje pike kompromisi qe misheron fund dhe krye rezoluten e Parlamentit Europian te dates 8 korrik 2010 ku vecoj shprehimisht kerkese/rekomandimin per arritjen e nje marreveshje baze per ngritjen e nje komisioni parlamentar me qellim hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 2009 me Kryetar dhe shumicen e anetareve te zgjedhur nga opozita dhe me nje mandat per te hetuar materialet zgjedhore sa me shpejt te jete e mundur vijon letra.

Me tej thuhet se ne bazen e ketij vullneti dhe ne funksion te zbatimit te kesaj rezolute 35 deputete te PS kane firmosur kerkesen per ta ngritur komisionin parlamentar nje ore e me pare dhe vetem me ngritjen e ketij komisioni parlamentar ne jemi te gatshem te fillojme paralelisht punen per reformen zgjedhore.
Duke ju falenderuar per gjithe sa keni bere deri ketu per Shqiperine e shqiptaret kerkoj ne emer te grupit parlamentar te opozites shqiptare vemendjen tuaj per nje situate aspak optimiste qe pa nje zgjidhje te arsyeshme kompromisi nuk premton asgje te mire per te ardhmen e afert. /S.Lleshi/

2010-10-31 0914

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›