Ulet importi i makinerive

Por pse ky tregues eshte i rendesishem.
Zeri makineri-pajisje eshte esencial ne rritjen e produktivitetit te sektorit te biznesit. Nese ky sektor ka vend per ekspansion detyrohet qe te marre makineri e pajisje ne menyre qe kerkesen me te madhe ta kompensoje me rritjen e produktivitetit te tij eshte shprehur Gjergj Filipi instituti Agenda.
Ne nente muajt e pare importet e makinerive dhe pajisjeve jane 11 perqind me te uleta se vjet nese do zhvishen nga efekti i kursit te kembimit. Per shkak se keto mallra jane te lidhura direkt me investimet private tkurrja e importeve te tyre ka pasoja afatgjata.
Dobeson vrapin e rritjes ekonomike te vendit. Nje nga kater komponentet e rritjes ekonomike jane edhe investimet te cilat nga publiku kane rene per mosmbledhje te ardhurash sipas parashikimit dhe nga privati po tregohet se gjithashtu kane rene theksoi Filipi.
Ai thote se biznesi nuk po investon per dy arsye qe kane lidhje me mungesen e financimeve por edhe renien e konsumit ne treg.
Ka nje nivel krediti te ulet te bizneseve nga bankat e nivelit te dyte. E ndjejne kete presion dhe per kete arsye nuk kreditohen. Ky eshte kapitali qe do te blente makinerite dhe pajisjet me jashte. Ne radhe te dyte ne kemi nje renie te te gjitha indekseve sasiore te shitjeve ne vend qofte atyre me shumice qofte atyre me pakice. Dhe ne radhe te trete ne shtator 2010 jane me pak euro te importuara ne Shqiperi sesa ne shtator 2008 deklaroi Filipi.
Ne nje raport te publikuar nje dite me pare BERZH vlereson se edhe kete vit ekonomia shqiptare do rritet me ritme te ngadalta vetem 3 perqind shifer kjo me e ulet edhe se ajo e vitit te kaluar.