Ruci e Dokle Po na mblidhni vetem kur do Berisha

Heqja e imuniteteve te Ilir Metes dhe Dritan Priftit te merkuren vendoset ne mbledhjen e seances plenare
Socialistet e cilesojne proceduren e ndjekur nga mazhoranca ne shkelje te hapur me Rregulloren e Kuvendit
Pak ore pas perfundimit te mbledhjes se Keshillit te Rregullores dhe Mandatit u mblodh Konferenca e Kryetareve me pjesemarrjen e perfaqesuesve nga mazhoranca dhe opozita ku u diskutua lidhur me procedimin per heqjen e imuniteteve si dhe per propozimet me te fundit te mazhorances per ndryshimet ne Rregullore.
Konferenca vendosi te pranoje propozimin e kryetarit te Grupit parlamentar te PD Astrit Patozi i cili kerkoi qe Kuvendi te mblidhet ne seance plenare diten e merkure date 16 Shkurt per te vendosur lidhur me heqjen e imuniteteve sipas kerkesave te Prokurorise se Pergjithshme si dhe per te miratuar ndryshimet ne Rregullore lidhur me modifikimin e dispozites per ndryshimin e rendit te dites si dhe ndryshimin e dispozites per imunitetet.
Pjese e ketij shqyrtimi duhet te jete dhe propozimi i fundit i mazhorances i paraqitur me Projektvendimin per kufizimin e imunitetit parlamentar.
Perfaqesuesit e opozites ne Konference kreu i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci dhe nenkryetari i Parlamentit Namik Dokle e cilesuan shkelje te rende te rregullores se Kuvendit tentativen e mazhorances per te perfshire me nxitim diten e merkure procedimin per heqjen e imunitetit te dy deputeteve.
Ne mbledhjen me dyer te mbyllura opozita kembenguli ne qendrimin e saj se per shqyrtimin e nje projektligji apo te ndryshimit te Rregullores duhet te ndiqet procedura e rregullt ne baze te nenit 117 dhe te nenit 118 pika 4.
Sot e firmosi Sali Berisha sot thirret Konferencen e Kryetareve dhe Keshillin e Rregullores per te shqyrtuar ndryshimin e saj gje qe eshte totalisht shkelje e procedurave te diskutimit te projekteve qe paraqiten ne Kuvend. Shume po e shkelni rregulloren me te dy kembet. Kur vjen me iniciatore paraqitet ne seance miratohet caktohet kalendari i shqyrtimit shqyrtohet dhe me pas vjen momenti qe miratohet.
Pra ne nuk kemi probleme me thelbin e problemit por per procedure sepse kjo eshte shkelje e procedures me te dyja kembet mesohet te jene shprehur perfaqesuesit e opozites ne mbledhje.
Video-skandali Keshilli i Rregullores Mandatit dhe Imunitetit shqyrton kerkesen e Prokurorise
I mbledhur me urgjence Keshilli per Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin shqyrtoi dje kerkesen e Prokurorise se Pergjithshme per heqjen e imunitetit per deputetet Ilir Meta lidhur me hetimet per videon e publikuar ne media. Ish-zevendeskryeministri njeheresh edhe kryetar i LSI-se Ilir Meta u shpreh se eshte gati ta lere imunitetin e deputetit dhe kete e ka bere te ditur publikisht.
Jam shume dakord qe te hiqet imuniteti im qe tani dhe duhet te ishte hequr me kohe. Madje duhet te hiqet nje here e mire per te gjithe deputetet por une po u them ju se gjate gjithe kesaj kohe ne kemi bere gjithcka qe te bashkepunojme me Prokurorine - theksoi Meta.
Duke e cilesuar te vonuar mbledhjen e Keshillit te Rregullores se Mandatit dhe Imunitetit deputeti i qarkut te Tiranes hodhi poshte pretendimet e Prokurorise per videon. Sipas Metes ajo eshte nje montazh cka provohet edhe nga ekspertiza qe ish-zevendeskryeministri ka kerkuar prej nje eksperti italian Dr. Ing. Antonio Federico.
Ne baze te kesaj videoje u vrane njerez u ushtrua dhune qe e pa mbare bota kam qene ne Prokurori dhe kam kerkuar pershpejtimin e ketij procesi per imunitetin tim. Por une jo vetem qe jam zhgenjyer por jam fyer nga kerkesa e Prokurores. Une e kam pare videon dhe nuk kam thene qe ai aty nuk eshte Ilir Meta por kam thene qe zeri nuk korrespondon me timin ceshtja ka te beje me autencitetin e videos - tha ai.
Meta Edhe po e la prokuroria ceshtjen do ta ndjek vete
Nderkohe aleati i qeverise Berisha u shpreh se nuk do ta lere te mbyllet kjo ceshtje edhe nese Prokuroria do te vendoste qe te mbyllte ceshtjen. Meta paralajmeroi se do ta ndjeke ne rruge ligjore ceshtjen duke paditur ish ministrin e tij Dritan Prifti per shpifje. Une kete ceshtje sikur Prokuroria edhe neser te thote kjo nuk ishte nje prove une kete ceshtje do ta coj ne gjyq.
Dhe me miliona euro jo me 700 mije qe perfitohen nga keto procese gjyqesore znj. Kryetare do te kerkoja dhe ndihmen tuaj si Kryetare e Parlamentit te krijojme nje fondacion Media kunder korrupsionit me anetare nga shoqeria civile ne menyre qe te edukohen njerezit dhe vete gazetat gazetaret qe te investigojne per korrupsionin por kurrsesi per te manipuluar opinionin publik dhe per te perdorur televizionet mediat per te nxitur gjakderdhje permes skupeve te manipuluara televizive
Ruci Kryetarja ka pervetesuar dhe Shen Valentinin
Kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci kerkoi qe mbledhja e Keshillit te Rregullores dhe Imunitetit te zhvillohet me dyer te hapura. Sipas tij media duhet te ndjeke te plote te gjithe proceduren per te degjuar edhe qendrimin e opozites. Une di qe zonja Kryetare nuk do qe ne ta themi te qarte.
Sot ishte dita e Shen Valentinit dhe do te uroja qe te kishin dashuri per fjalen e lire por mesa duket edhe sot ne diten e Shen Valentinit e keni vetem per vete - tha Ruci. Ndersa kryeparlamentarja u shpreh e vendosur per te zhvilluar mbledhjen me dyer te mbyllura procedure qe sipas saj eshte ndjekur edhe ne mbledhjet e tjera te ketij Keshilli.
Ruci - Topalli batutat
Topalli Do te heqim imunitetet te ndiqet modeli i pergatitur nga A. Patozi
Ruci eshte kjo. Kjo qe thoni ju eshte antikushtetuese pastaj sju falet se jeni edhe kryetare Kuvendi.
Kjo duhet te diskutohet njehere sipas procedures ne konference kryetaresh dhe pastaj te kaloje per diskutim ne komisione dhe votim ne Kuvend nuk eshte ne kompetencen tone kjo gje.
Topalli Zoti Ruci do ta bejme si te duash ti. Per Meten dhe Priftin do te ndjekim proceduren aktuale sic e ka kerkuar ajo e bulevardit.