Grinden per nje vajze plagoset 36-vjecari

VLOR/ Policia ka shpallur ne kerkim autorin e dyshuar 24-vjecar nderkohe qe ka marre ne pyetje deshmitare ne vendngjarje per te zbardhur plotesisht ngjarjen e ndodhur
VLOR - Nje 36-vjecar ka mbetur i plagosur diten e djeshme pas nje grindjeje me nje 24-vjecar. Motiv i sherrit mendohet te jete nje femer nderkohe qe burimet nga policia bejne te ditur se kane shpallur ne kerkim autorin pyetja e te cilit do te beje te mundur edhe zbardhjen e plote te ngjarjes.
Gjithcka ka ndodhur paraditen e djeshme. Dyshohet se autori dhe viktima ishin te njohur njeri me tjetrin dhe se ata frekuentonin te njejten femer. Diten e Shen Valentinit sipas deshmive te marra nga persona ne vendngjarje te dy meshkujt kane qene duke pritur vajzen dhe grindja ka ndodhur pikerisht prane lokaleve qe ndodhen ne zonen e universitetit Pavaresia. Sic bejne me dije burime nga policia dy personat jane perfshire ne nje debat te ashper dhe pas kesaj njeri prej tyre ka nxjerre thiken duke qelluar me te.
Goditja ka prekur ne pjesen e qafes 36-vjecarin i cili eshte transportuar drejt spitalit rajonal ku edhe i eshte nenshtruar nderhyrjes kirurgjikale. Ekspertet e kane percaktuar ngjarjen plagosje e lehte. Fillimisht ai nuk ka mundur tu pergjigjet pyetjeve te oficereve te policise gjyqesore dhe me pas nuk ka pranuar te flase per ngjarjen e ndodhur ndersa ndodhet ne gjendje shoku per plagen e marre.
Burimet nga policia pohojne se eshte identifikuar si autor nje shtetas 24-vjecar per te cilin per shkak se ceshtja eshte nen hetim jepen vetem inicialet R.K. Ky i fundit pasi ka plagosur 36-vjecarin eshte larguar nga vendi i ngjarjes dhe deri ne oret e vona te mbremjes nuk ishte bere i mundur arrestimi i tij.
Ndersa nga burimet zyrtare plagosja eshte cilesuar per shkaqe banale deshmite e dhena nga persona ne vendngjarje bejne te ditur se behet fjale per nje vajze qe e synonin te dy meshkujt.
Ka qene pikerisht dita e djeshme qe i ka vene ata njeri perballe tjetrit. Ende nuk dihet nese autori dhe viktima kishin nje lidhje me studenten apo konflikti ka qene se njeri prej tyre e ngacmonte dhe tjetri nuk ka dashur qe nje gje e tille te ndodhe. Shkaqet e verteta pritet qe te zbardhen pas arrestimit te 24-vjecarit ndersa pritet edhe deshmia e vajzes studente e cila sic behet e ditur eshte e moshes rreth 20-vjece.