E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruci leter Fyles Berisha nuk ka vullnet te zbatoje Rezoluten e PE-se



Eneida Jacaj - Ne pamundesi te gjetjes se kompromisit per krizen politike me maxhorancen opozita per te disaten here i drejton nje leter komisionerit per Zgjerimin Shtefan Fyle dhe dy krereve te grupeve parlamentare ne Parlamentin Europian Martin Shultz dhe Zhozef Daul duke i kerkuar vemendje per situaten politike ne vend. Ka qene dje kreu i Grupit Parlamentar socialist Gramoz Ruci i cili u ka derguar letren europianeve ne te cilen ai ia delegon pergjegjesine kryeministrit Sali Berisha per moszgjidhjen e krizes politike duke mos zbatuar edhe Rezoluten e PE-se. Ruci shprehet se PS-ja eshte e interesuar te zbatoje Rezoluten e PE-se dhe per zbatimin e saj kane firmosur 35 deputete te PS-se per ngritjen e komisionin hetimor parlamentar. Kreu i Grupit Parlamentar socialist e ve theksin te transparenca e zgjedhjeve te kaluara pasi ajo do te tregoje se ne cilat pika te Kodit Elektoral duhet te nderhyhet. Ruci u ndal edhe ne ceshtje shume te rendesishme qe mund te ndikoje ne marrjen e statusit te vendit kandidat per ne BE sic eshte krimi dhe korrupsioni. Sipas tij krimi dhe korrupsioni ka arritur majat me te larta. Ai iu referua vrasjes se deputetit Fatmir Xhindi e cila per afro dy vjet nuk eshte zbardhur. Dhe se fundi Ruci permendi edhe vrasjen ne prag te shtepise te nje tjeter opozitari kryekomunarit te Terthores Remzi Vasili.
Kriza politike
Ruci ne letren e tij shprehet se PS-ja eshte e interesuar te zbatoje Rezoluten e PE-se per ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar me qellim hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 2009-s me kryetar dhe shumicen e anetareve te zgjedhur nga opozita dhe me nje mandat per te hetuar materialet zgjedhore sa me shpejt te jete e mundur. Shqiperia eshte ne nje krize te thelle politike dhe institucionale burimi i se ciles eshte pikerisht deformimi i procesit zgjedhor te 28 qershorit te vitit 2009 nga ka dale nje parlament qe po prek nivele te panjohura me pare te shkeljes se parimeve e normave qe rregullojne funksionimin e tij - shprehet Ruci duke shtuar Nuk ka pike dyshimi se qeveria dhe posacerisht kreu i saj kane pergjegjesine kryesore per ta nxjerre vendin nga kjo krize qe po e paguajne perdite shqiptaret. Ne deshirojme te shikojme hapa nga ana e qeverise drejt pikes se daljes nga kriza e rende permes nje kompromisi qe mundeson pershpejtimin e proceseve demokratizuese dhe europianizuese te Shqiperise.
Reforma zgjedhore
Reformimi i Kodit Zgjedhor ka qene retorika kryesore gjate ketyre diteve e koalicionit PD-LSI. Ruci ne leter thekson se transparenca e kerkuar nga opozita do te tregoje qarte shkallen e zbatueshmerise se ligjit ekzistues te zgjedhjeve ne Shqiperi pikat ku duhet te nderhyhet per permiresime ligjore. Opozita nuk kerkon te draftoje apo imponoje nje kod te ri. Opozita nuk pret nuk deshiron dhe nuk kerkon asnje ekskluzivitet ne procesin demokratik. Perkundrazi edhe oferta jone e re per te zgjidhur krizen qe i ka rrenjet te zgjedhjet e shkuara eshte deshmi e vullnetit tone te palekundur qe te reformojme rregullat e bashkejeteses sone ne kete vend e ta modernizojme vendin duke e afruar me Europen - thote Ruci ne leter.
Mungesa e shtetit ligjor
Ne letren e tij drejtuar komisionerit Fyle dhe dy krereve te partive europiane Ruci denoncoi krimin dhe korrupsionin ne vend. Sipas tij korrupsioni kultura e pandeshkueshmerise dhe krimi i organizuar shfaqen me kercenueshem se asnje here tjeter ne jeten publike per shkak te nje qeverisjeje qe nuk buron nga vullneti i popullit dhe mosfunksionimit te institucioneve te shtetit te se drejtes. Por Ruci u ndal edhe ne funksionimin e Parlamentit si baza e demokracise se nje vendi. Ai thote se jeta parlamentare eshte cenuar rende per shkak te eliminimit ne menyre te dhunshme te votimit te fshehte edhe kur behet fjale per persona te vecante manipulimit te procesit te votimit ne sallen e Kuvendit mungeses se transparences minimale te procesit legjislativ ne teresi moslejimit te mbikeqyrjes financiare dhe ndryshimit ne menyre te njeanshme te rregullave te funksionimit te parlamentit tri here brenda ketij sesioni parlamentar. Mungesa e funksionimit te jetes parlamentare eshte shoqeruar me kapjen nga ana e qeverise te te gjitha institucioneve te pavarura dhe shembullore me ndeshkimin politik te kandidateve te propozuar nga Presidenti i Republikes per ne institucionet e drejtesise bazuar mbi parimet e te ashtuquajturit ligj te lustrimit packa se te konsideruar antikushtetues nga Komisioni i Venecias te kritikuar ashper nga komunitetit nderkombetar e me pas te hedhur poshte nga Gjykata Kushtetuese e vendit por te zbatuar de facto ne realitet - shprehet Ruci.

Box
Letra e Rucit e dates 17 shtator 2010 drejtuar komisionarit Fyle

Letra e djeshme e kreut te Grupit Parlamentar te PS-se Ruci drejtuar komisionerit Fyle dhe krereve te grupeve parlamentare ne PE Shultz dhe Daul eshte vazhdimesi e letres se pare te derguar me shume se nje muaj me pare. Edhe ne letren e pare Ruci e ka informuar Fylen per situaten politike ne vend dhe ka kerkuar vemendjen e tyre per zgjidhjen e krizes. Nepermjet kesaj letre une do te doja tju informoj se PS-ja dhe Grupi i saj Parlamentar pershendet Rezoluten e Parlamentit Europian per Shqiperine te miratuar ne Strasburg me 8 korrik 2010 si nje dokument shume i rendesishem qe permban hapa te rendesishem qe duhet te ndermerren nga aktoret kryesore politike ne Shqiperi ne menyre qe te mbeshtetet procesi i integrimit evropian te vendit tone - eshte shprehur Ruci ne leter. Me tej ne leter Ruci eshte shprehur se PS-ja ka kerkuar hetim te zgjedhjeve duke nisur fillimisht me materialet zgjedhore. Kemi propozuar qe procesi hetimor parlamentar te filloje me inspektimin e nje pjese te materialeve zgjedhore duke perfshire listat e votuesve procesverbalet etj. ndersa ne lidhje me fletet e votimit kemi propozuar qe ti drejtohemi Komisionit te Venecias. Per fat te keq qeveria ka abuzuar me tolerancen e opozites. Ndersa ne kemi kerkuar qe te ofrojne nje zgjidhje me konstruktive per krizen qeveria u pergjigj duke u kthyer ne pozicionin qe ajo e ka ruajtur qe prej nje vit me pare - ka thene Ruci ne leter.

Statusi per vendin kandidat

Lufta kunder korrupsionit e denoncuar cdo dite e me shume nga opozita mbetet nje nga ceshtjet thelbesore qe Shqiperia te integrohet ne BE. Ne keto kushte nje delegacion i Parlamentit Europian do te vije javen tjeter ne Shqiperi per te diskutuar me autoritetet shqiptare pikerisht per luften kunder korrupsionit. Sipas eurodeputetit Eduard Kukan BE-ja kerkon qe vendet te pergatiten mire per te ardhmen. Nderkaq eurokomisioneri Vasilis Maragos shprehet se nje baze e mire per reformat ne Shqiperi do te jete lufta kunder korrupsionit te drejtat e njeriut etj. Ndersa dy dite me pare agjencia e lajmeve Reuters dha lajmin se Komisioni Europian pritet te jape opinion negativ per kerkesen e Shqiperise per te marre statusin e vendit kandidat ne BE.
Kolegji i Komisionereve gjate mbledhjes se zhvilluar dy dite me pare ka vendosur qe te ndeze driten jeshile per Malin e Zi ndersa per Shqiperine pengese behet korrupsioni krimi i organizuar dhe situata e konfliktuar politike. Vendimi negativ per Shqiperine pritet te behet publik ne daten 9 nentor.

1 Nentor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›