Rudiger përshëndet Çelsin: Largohem me dhimbje në zemër

Antonio Rudiger të dielën kundër Ëatford do të luajë ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Chelseat: kontrata e tij që skadon më 30 qershor, ai tashmë ka një marrëveshje për t’u transferuar tek Real Madrid si një transferim i lirë. Mbrojtësi gjerman ka shpjeguar për The Players Tribune se si shkuan negociatat për rinovimin me blutë dhe ndjenjat e lamtumirës: “Pas ofertës së parë të Chelseat, kaloi një kohë e gjatë pa ndodhur asgjë tjetër, nuk mund të prisja kaq shumë me këtë pasiguri. Ne nuk jemi robotë: kur nuk ka asnjë lajm nga klubi juaj nga gushti në janar, gjërat ndërlikohen”.
“Po largohem nga kjo skuadër me dhimbje në zemër, për mua do të thoshte gjithçka. Fitorja e Champions League vitin e kaluar? Qershia mbi tortë, në gjysmëfinale kundër Realit duhej të ishim turistë. Në fund turistët morën kurorën”.