Rudina Magjistari, e lidhur me kampionin kosovar në kick box
Prezantuesja e njohur, Rudina Magjistari ka nisur një lidhje me kampionin kosovar të kick box-it, Xhavit Bajrami.
Lajmin e bën të ditur suplementi Bluetooth. Lajmi është mësuar nga koleget e Magjistarit në TV Klan.
Ata thonë se Bajrami e sjell dhe e merr nga puna atë.
Bajrami ka lindur në Kosovë, por jeton në Zvicër e Japoni. Ai ka fituar disa tituj ndërkombëtar në sportin e kick box-it.
Ai ka qenë i ftuar madje në panelin e emisionit të Magjistarit.

