Ruli: Ministrat me kilometrazh zero, alergji për të vjetrit në PS
Ish ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, shprehet se shumica dërrmuese e premtimeve të qeverisë së re për bujqësinë janë bërë nga kabineti paraardhës.
Sa i përket bujqësisë, 99% e gjërave që thuhet që do të bëhen, janë bërë. Thuhet se do të reduktohet tatimi mbi vlerën e shtuar për farat e fidanët, është hequr ka tre muaj. Thuhet se do të krijohet dhe vihet në funksion qendra e kontrollit të cilësisë dhe sigurisë së imputeve bujqësore. Kjo është. Smund të thuhet që ekonomia e sotme ka qenë e varur vetëm nga importet, shprehet Ruli.
I pyetur për avantazhet e qeverisë së re në News 24, Ruli shprehet: Çdo forcë e re vjen me energji të reja. Në periudhë të vështirë duhet akoma më shumë cilësia. Në kompozimin e grupit unë nuk jam fare kundër të rinjve, por jam i bindur që kompozimi me ministra me kilometrazh zero nuk ka treguar respekt për të rinjtë, por ka treguar alergji për të vjetrit. Një kabinet qeveritar i një force të madhe, që ka qenë në gjysmën e kësaj dekade në qeverisje, ka edhe eksperienca të akumuluara që asnjëherë nuk po sakrifikohen dhe nuk po vihen në funksion të realizimit të programit. Prania e madhe e grave në qeveri është pozitive.