DEBATI i djeshëm në Kuvend/ Hë Manushaqe, po i shkon nga mbrapa
Ka zgjuar shumë kuriozitet debati i zhvilluar në seancën e djeshme mes ish- kryeministrit Sali Berisha dhe deputetëve të opozitës. Ish- kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i tha Ramës bastard, ndërkohë që Panorama ka zbardhur tekstin e mëposhtëm.
Sali Berisha: Gënjeshtar!
Sadri Abazi: Mos fol pa leje.
Sali Berisha: Gënjeshtar ordiner!
Taulant Balla: Mos fol ore pa leje..!
(zhurmë në sallë)
(Edi Rama vazhdon fjalimin pa u ndalur)
Edi Rama: Ne jemi votuar për ti dhënë në këtë vend lirisë së njërit, familjes dhe atdheut kuptimin jetik të demokracisë së çdo dite dhe bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe cilësinë demokratike të respektit të shumicës për pakicën. Ne besojmë se zanafilla e kësaj përpjekjeje fillon dhe do të jetë këtu. Në këtë sallë, ku lirisë për të folur dhe për të replikuar, për të votuar do ti japim për katër vite me radhë kuptimin e demokracisë parlamentare si shëmbëlltyrë të prekshme e demokracisë në tërësi.
Sali Berisha: Gënjeshtar ordiner!
Jozefina Topalli: O bastard!
Edi Rama: Do ta bëjmë këtë duke dëgjuar me vëmendje të madhe çdo qëndrim të opozitës, duke e respektuar atë në respekt të vetes dhe duke i krijuar asaj hapësira për të bërë pjesë e vendimeve të këtij Kuvendi.
Gent Strazimiri: A ke program? Do flasësh për programin?
Jozefina Topalli- Ilir Metës: Zoti kryetar, ndërprisni seancën!
Edi Rama: Por të jetë e qartë për të gjithë, ne do tju dëgjojmë, por do të udhëheqim; ne të dialogojmë, por do të marrim vendime. Ne do të kërkojmë konsensuse sa më të gjera, por do qeverisim me vlerat tona dhe me bindje të shpallura. Ja vlerat tona. Liria e njerëzve dhe e konkurrencës pa asnjë diskriminim dhe kufizim politik në funksion të meritës. Përgjegjësia e gjithkujt ndaj vendit në funksion të një shoqërie ku të drejtat e gjithsecilit nuk ndahen ndaj detyrimeve ndaj komunitetit. Ja dhe bindja jonë, Shqipëria meriton më shumë. Shqipëria nuk e meriton korrupsionin dhe kriminalitetin që e kanë lidhur këmbë e duar dhe po e mbysim.
(Sali Berisha çohet, Topalli i lëviz karrigen, u bën me shenjë deputetëve të largohen nga salla)
Jozefina Topalli- Edi Ramës: Fol me vete! Fol me vete!
Edi Paloka: A ke program, do flasësh për programin?
(Deputetët e PD-së çohen nga salla. Aleatët nuk largohen. Berisha gjatë largimit përshëndet me dy gishta deputetët e PS-së dhe të LSI-së)
Taulant Balla: Ik plaku Mere. Merru me tespihet tani.
(Topalli ndalon para Ballës)
Taulant Balla: Hë Manushaqe, po i shkon nga mbrapa
Jozefina Topalli: Ty mirë ta ka bërë që të la jashtë qeverisë.