Ruli i kunderpergjigjet Rames Korrupsioni nuk luftohet me shpifje

Ruli i kundërpërgjigjet Edi Ramës, një ditë pasi ai e akuzoi se ministri ruli ka lidhje me atë që po ndodh në Bulqizë. Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli tha në një konferencë për shtyp se Edi Rama po i bën presion Prokurorisë me editoriale e ligjërata shpifëse.
Ministri Genc Ruli i bëri me dije Ramës se korrupsioni nuk luftohet as me mllef dhe as me shpifje.
Ruli deklaroi gjatë një deklarate për mediat se presioni dhe shpifjet e Ramës vijnë pasi ai i njeh vetes historikun e tij të frikërave në marrëdhëniet me institucionet.
Ministri Ruli siguroi se akuzat ndaj tij sa i përket minierës së Bulqizës do të zbardhen duke nxjerrë në dritë jo një megaskandal, por një shpifje të Ramës. Duke theksuar se kryesocialisti Rama po shfrytëzon me paturpësi ngjarjet në minierën e Bulqizës, grevën e urisë së minatorëve, Genc Ruli theksoi se listës së komplekseve të Ramës i janë shtuar edhe frikërat e humbjes në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.
Ruli nënvizoi se Rama këdo që e sheh si shkaktar të humbjes nuk e quan kundërshtar, por armik.