E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia barazon ne Rumani Muzaka i dhuron nje pike Kombetares

RUMANI- Kombetarja shqiptare e ka nisur me nje barazim 1-1 ne Rumani edicionin e Europianit 2012 duke lene pas disfaten 6-1 te vitit 2007. Shqiperia nuk ka zhgenjyer ashtu si 3 vjet me pare duke dale me nje pike nga nje fushe qe ishte kthyer ne nje makth per te. Kuzhe ka mundur te ruaje traditen e 4 edicioneve te fundit duke mos humbur ne ndeshjen e pare eliminatore. Madje e ka bere kete ndaj nje kundershtari shume te forte ne shtepi por qe eshte duke kaluar nje periudhe tranzicioni. Barazimi ne Rumani eshte nje rezultat i shkelqyer duke patur parasysh se eshte marre ne transferte ndersa heroi i mbremjes ka qene mesfushori Gjergji Muzaka i futur ne fushe ne minutat e fundit. Ai ka barazuar rezultatin kur ndeshja ishte 1-0 per rumunet dhe gjithccedilka mendohej si e perfunduar.
Ndeshja ne Rumani ka nisur me nje Shqiperi te kujdesshme dhe vetem me Bogdanin ne sulm. Rumunet kane pasur menjehere nje rast te arte. Qe ne sekondat e para ata goditen shtyllen pas nje grushtimi te gabuar te Beqajt ndersa ne minutat e mbetura te pjeses se pare ccedildo gje ka qene e vaket. Kombetarja kuqezi eshte mbrojtur mire duke mos lejuar shume hapesira fale edhe nje forme mjaft te mire te dyshes se qendres Cana-Curri. Nderkohe ne sulm Bogdani ka luftuar per ccedildo top duke i ngushtuar shume hapesirat per Rumanine. Ne minuten e 23-te pas nje gabimi te Dallkut vendasit mund te shenonin por Beqaj u tregua i sakte. Ne pjesen e dyte rumuneve u jane dashur 7 minuta per te shenuar por goli i Marikes eshte anuluar per pozicion jashte loje. Ne minuten e 65-te Agolli largoi topin nga vija fatale duke shpetuar Shqiperine. Ne te 73-ten eshte serish Agolli qe jep nje asist per Salihin por ky i fundit nuk arrin te shenoje i vetem me portierin. 10 minuta para fundit rumunet marrin nje goditje kendi nga e cila vjen edhe goli i pare i ndeshjes. Muresan e ul topin me koke ndersa Stankursquo e dergon ne rrjete. U mendua se rumunet do te merrnin 3 pike por Kuzhe nderron gjithccedilka dhe hedh ne fushe Muzaken per Duron. Shqiperia nis te sulmoje dhe 3 minuta para fundit nje kros i Agollit gjen koken e Muzakes i cili shenon me nje goditje te sakte. Ne minutat e mbetura kombetarja kuqezi tentoi surprizen por gjuajtja e Salihit u prit nga portieri Lobont. Ndeshja mbaroi keshtu ndersa barazimi ne Rumani i jep Shqiperise piken e pare ne grupin D. Te marten kuqezinjte do te presin ne Tirane Luksemburgun.

e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›