Rumani, rinumërimi i votave i jep fitoren Baseskut
BUKURESHT- Rinumërimi i votave të anulluara gjatë zgjedhjeve presidenciale në Rumani nuk ka ndryshuar rezultatin, dhe i ka konfirmuar fitoren Traian Baseskut. Lajmi është bërë i ditur nga Zyra Qëndrore e Zgjedhjeve në Rumani.
Basesku fitoi balotazhin e 6 dhjetorit, ndaj kundërshtarit të tij Mircea Geoana për vetëm 70 mijë vota. Por Xhoana I kërkoi Gjykatës Kushtetuese rinumërimin e votave, duke denoncuar vjedhjet e votave.
Gjykata urdhëroi rimunërimin e më shumë se 138 mijë votave të anuluara. Zyra elektorale ka rinumëruar deri tani 137 mijë vota, dhe Basesku është favorit.
Pas vendimit të gjykatës, i cili ende nuk është bërë public, do të nisin bisedimet për formimin e qeverisë së re. Libero demokratët e Baseskut kanë ftuar ish aleatët e tyre për të diskutuar për një koalicion, ndërsa kanë bërë të ditur se do të presin vendimin e gjykatës.
Presidenti i ri duhet të emërojë kryeministrin i cili do zëvendëson Emil Boc, qeveria e të cilit është ende në detyrë në pritje për tu zëvendësuar, si dhe duhet të zhbllokojë marrëveshjen prej 29.7 miliardë euro me FMN.
(s.g/BalkanWeb)