Zgjedhjet Kosovë: Rezultatet paraprake: PDK, fituese
PRISHTINE- Në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se sipas rezultateve parprake, Partia Demokratike në pushtet ka fituar më shumë vota në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kosova votoi dje në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin komunal, zgjedhje këto të parat që nga shpallja e pavarësisë së saj.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerësoi si proces të rregullt zgjedhor votimin për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave.Në balotazhin e 13 dhjetorit votuan 37. 88 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.
(Voa/BalkanWeb)