E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumania: Sndryshojmë qëndrim për Kosovën

Rumania ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Kosovës, pavarësisht rezolutës së miratuar nga Parlamenti Evropian.

Ministri i Jashtëm rumun, Teodor Baconschi ka deklaruar se Bukureshti zyrtar do të presë vendimin e GJND-së dhe do të vijojë “linjën e tij kombëtare”.

“Jemi në pritje të mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe mbetemi pranë qëndrimit tonë të deritanishëm”, ka pohuar Baconschi.

Deklaratën e tij shefi i diplomacisë rumune e bëri nga Moldavia, ku ndodhet në kuadër të një vizite zyrtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›