Rumania dhe Sllovakia njohën pasaportat e Kosovës
PRISHTINË - Rumania dhe Sllovakia konfirmuan njohjen e pasaportave të reja të Kosovës. Në një letërnjoftim dërguar autoriteteve kosovare, Rumania dhe Sllovakia konfirmuan se shtetasit kosovarë morën njohjen e dokumenteve identifikuese të Republikës së Kosovës.
Një gjë lajm i tillë është dhënë nga zëvendëspresidenti i Kosovës Hajredin Kuçi nëpërmjet një njoftimi për mediat. Sipas agjencisë kosovare të lajmeve “Kosovapres” Kuçi sqaroi se bëhet fjalë për dy shtete anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Për analistët vendorë, kjo paraqet sinjal të qartë se numri aktual i shteteve që kanë njohur Kosovën, do të rritet gjatë ditëve të ardhshme. Dje zyrtarët kosovarë nëpërmjet një deklarate të përbashkët zyrtare shprehën se edhe pas vendimit të OKB-së për miratimin e rezolutës serbe kundër Kosovës, nuk do të ndalet puna për njohjen e shtetit të pavarur.
(a.s/Balkanweb/Makfaks)