Eurokomisioneri Rehn sot vizitë në Kosovë
Komisioneri Evropian për Zgjerim Oli Rehn sot do të vizitojë Prishtinën. Analistët kosovarë e konsiderojnë vizitën si një mbështetje të Bashkimit Evropian ndaj proceseve integruese të Kosovës.
PRISHTINË – Komisioneri Evropian për Zgjerim Oli Rehn sot do të vizitojë Prishtinën. Sipas njoftimeve gjatë kësaj vizite eurokomisioneri Rehn do të takohet me krerët më të lartë të Kosovës, presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Parlamentit, Jakup Krasniqi. Vizitën në fjalë analistët kosovarë e konsiderojnë si një mbështetje të Bashkimit Evropian ndaj proceseve integruese të Kosovës.
Kjo vizitë vjen fill pas miratimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për nismën serbe kundër Kosovës. Me 77 vota pro OKB mbështeti kërkesën e Serbisë për të marrë mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës të shpallur në 17 shkurt 2008.
(a.s/Balkanweb/INA)