E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rumania do të presë për herë të parë takimin e ministrave të punëve të jashtme të NATO-s

Rumania do të presë për herë të parë një takim zyrtar të ministrave të jashtëm nga vendet anëtare të NATO-s. Takimi do të zhvillohet në datat 29-30 nëntor në Pallatin e Parlamentit në Bukuresht, njofton Romania Insider.

Ministri i punëve të jashtme Bogdan Auresku do të përfaqësojë Rumaninë dhe do të presë takimin së bashku me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Tashmë ministri përmes një postimi në Twitter ka zbuluar logon e eventit. Është një kolazh që përfshin logon e NATO-s dhe Harkun e Triumfit të Bukureshtit.

Përveç vendeve anëtare të NATO-s, në takim do të marrin pjesë edhe Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia dhe Bosnja e Hercegovina. Anëtarët e rinj të NATO-s, Suedia dhe Finlanda do të marrin pjesë gjithashtu. Rendi i ditës do të përfshijë seanca në lidhje me zbatimin e vendimeve të marra gjatë samitit të NATO-s në Madrid, luftën në Ukrainë, sigurinë energjetike dhe partnerët.

Është e para herë që Rumania do të presë një takim të ministrave të punëve të jashtme të NATO-s, sipas Digi24. Në vitin 2008, vendi priti samitin e NATO-s. ( Sipas Romania Insider)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›