Rumania organizon festivalin e filmit të animuar "Animes"
"Me rastin e 20-vjetorit të rrëzimit të diktatorit rumun Çaushesku do të paraqesim një sërë filmash me metrazh të shkurtër të animuar që janë censuruar ose ndaluar, për të kujtuar se edhe animacioni është goditur gjithashtu nga regjimi, edhe pse ai subvencionohej nga shteti", deklaron Mihail Mitrica, drejtor i festivalit “Anim'est”.
Mes këtyre filmave është edhe filmi "Casa" ("Shtëpia") i Zeno Bogdanescu, për të cilin çensuruesit thoshin se shprehte një nostalgji për shtëpitë e vjetra, ndërkohë që Nikolae Çaushesku i shkatërronte pa mëshirë këto të fundit për të ndërtuar pallatin e tij faraonik, në jug të Bukureshtit.
“Anim'est” bën gjithashtu, për herë të parë në Rumani, një retrospektivë për Miyazaki-n, një nga mjeshtërit më të mëdhenj të animacionit, - shprehen organizatorët e festivalit.
Festivali ka krijuar gjithashtu një seksion për Ballkanin, Balkanimation, ku 13 filma me metrazh të shkurtër nga Greqia, Turqia, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria dhe Kroacia, do të jenë në garë.
Disa takime do të organizohen ndër të tjera me autorin zviceran Georges Schëizgebel, skenaristin amerikan Mike Reiss ("The Simpsons Movie", "Queer Duck"), shkollën e animimit francez Supinfocom dhe me belgët e ateliesë Zorobabel.
Çmimet do të shpërndahen të shtunën më 10 tetor, në prag të mbylljes së këtij festivali që mblodhi më tepër se 10 000 spektatorë në vitin 2008.