E Diel, 1 Nëntor 2026

Largimi nga qeveria në dorë të Ali Ahmetit

Lajmi është bërë i ditur nga nënkryetari i kësaj partie, Rafiz Haliti, i cili ka paralajmëruar se kryesia e kësaj partie gjatë kësaj jave do të mbajë mbledhjen e rëndësishme ku do të vendoset për daljen ose jo nga Qeveria, por edhe lidhur me kërkesën e fundit të Ahmetit, që Nikolla Gruevski dhe Gjorgje Ivanov të distancohen nga "Enciklopedia Maqedonase".

"Ende nuk ka pasur mbledhje kryesia qendrore për shkak se lideri Ahmeti ka qenë jashtë vendit.
Shqetësuese mbetet botimi i Enciklopedisë me të dhëna të pasakta. Shtrohet pyetja se për kë ka punuar Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) dhe Bllazhe Ristevski, në kohën kur pritet raport pozitiv nga Komisioni Evropian si dhe në kohën kur duhet të zgjidhet çështja me emrin", ka deklaruar Rafiz Haliti.

"Ahmeti këtyre ditëve do të thirrë mbledhje të kryesisë qendrore për të vendosur për hapat e mëtejshme. Jemi të gatshëm të braktisin në çdo moment Qeverinë nëse një gjë të tillë e kërkon Ahmeti", ka theksuar nënkryetari Haliti, duke shtuar se për dalje nga Qeveria të drejtën ekskluzive e mban lideri i tyre Ahmeti.
Në BDI kanë pranuar se raportet në koalicionin me VMRO-në janë përkeqësuar dukshëm. (ina/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›