E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rummenigge: Interi ishte me fat

Drejtori i Bayern munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka deklaruar se Interi ishte me fat që u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Rummenigge është i zhgënjyer nga eliminimi i ekipit të tij nga Liga e Kampionëve dhe thotë se zikaltërit shkojnë më tej falë fatit dhe jo sepse janë një ekip më i mirë.

“Jemi shumë të zhgënjyer. Në pjesën e parë luajtëm mirë, por nuk mund të mbyllnim ndeshjen. Ne kaluam në epërsi 2-1, një rezultat të cilin duhej ta kishim ruajtur më mirë”.

“Në vend të saj ne lejuam Interin të rikthehet. Ekipi më i mirë nuk kaloi më tej. Ai më fat u kualifikua”, ka thënë Rummenigge.

Ai po ashtu ka thënë se arsyeja se pse Louis van Gaal nxori mesfushorin Arjen Robben nga loja ka qenë sepse lojtari "nuk është ndjerë mirë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›