E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Kosova nuk duhet të frikësohet nga dialogu

Kosova në dialogun me Serbi ka hyrë si shtet i pavarur. Për sa i përket informimit të BE-së dialogu mbahet në nivelin e trajtimit të barabartë. Të dyja, si Kosova, ashtu edhe Serbia, do të përfitojnë nga progresi i dialogut. Ato duhet të lëvizin para, drejt Brukselit. Kështu është shprehur shefi i ICO Peter Feith, në një intervistë për mediat kosovare.
Feith gjithashtu ka konstatuar se ky dialog do të jetë jashtëzakonisht i dobishëm për Kosovën pasi delegacioni i Kosovës mund të arrijë rezultate që janë në interesin e qytetarëve të Kosovës dhe vetë shtetit të Kosovës.
Feith për Kosovën parashikon përfitime nga dialogu prandaj theskoi se “nëse dialogu kryhet në mënyrë konstruktive dhe s`duhet harruar faktin se pesë shtete anëtare të BE-së ende s`e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, prandaj do të jetë përfitim dhe ky është rast i veçantë, sepse s`do të mund t`i përfitoni ndryshe këto”.
Feith gjithashtu është shprehur kundër qeverisjes në tre nivele në Veri dhe ka shfaqur mendimin se atje do të gjendet një zgjidhje dhe njëkohësisht ka kërkuar që Qeveria atje të përqendrohet më shumë në çështjet ekonomike përbërjen e të cilës e ka quajtur ekip të mirë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›