E Diel, 1 Nëntor 2026

Runi permbysi fatin askush nuk kujton me Kristiano Ronaldon

Runi ishte autori i golit te fitores se Junajtidit ndaj Sitit. Djajte e kuq jane ne krye te Premier Liges ne kuoten e 57 pikeve

Pas atij goli spektakolar qe shenoi dy dite me pare ne Teatrin e Eumlndrrave Uejn Runi ka frymezuar aq shume tifozet e Mancesterit saqe kane vazhduar kengen e tyre edhe ne pabet e qytetit anglez. Keshtu dy net me pare fatlumet kane degjuar pa pushim frazen Roo is back and CR is gone qe do te thote Runi u rikthye Kristiano Ronaldon e kemi harruar. Ne fund te fundit tifozet nuk eshte se kane qene banale pasi vetem se kane pershkuar me se miri ate cka ka ndodhur ne derbin numer 157 te Mancesterit. Ky takim do te kujtohet nga te gjithe djajte e kuq si ndeshja ku u rikthye luftetari Uejn. Kjo ndeshje do te kujtohet si takimi ku askush si nga tifozet ashtu edhe nga 11 futbollistet ne fushe nuk ka ndier mungesen e Kristiano Ronaldos. Tani ne zemrat e tifozeve te Junajtidit ka hyre nje tjeter portugez. Behet fjale per Nanin.

Ser Aleksi asnjehere nuk zhgenjen

Pasi shiten Kristiano Ronaldon tek Reali ne 2009-n Florentino Perezi e bleu per 92 milione euro dukej se shfaqja e numrave 7 ne Mancester do te mbaronte me aq. Duhet thene qe ata qe kane mbajtur kete fanelle kane terhequr mjaft fansa ne stadium. Mjafton te kujtojme Xhorxh Bestin apo edhe Dejvid Bekanim dhe atehere kuptojme se si e kane pritur tifozet e djajve largimin e beniaminit te tyre Ronaldos. Atyre kurre nuk u shkoi ne mendje se Ser Aleks Ferguson do te gjente kaq shpejt pasardhesin e portugezit. Keshtu skocezi tregoi aftesite e veta si trajner dhe keshilloi mjaft mire Nanin. Ky i fundit vjet u mundua qe te mesohej me skemat e ekipit asnjehere nuk iu fut dueleve personale me kundershtaret ne fushe dhe frytet e punes dyvjecare u pane dje. Nani ishte autori i nje goli dhe autor i nje asisti qe dergoi ne rrjete Runin.

Princi i saltove dhe Runi

Keshtu princi i saltove Fergusoni edhe nepermjet mediave i ka kerkuar Nanit qe te mos gezoje ashtu dhe Runi eshte dyshja me e forte e Premier Liges per momentin. Aftesite e tyre ata i treguan edhe gjate derbit te Mancesterit. Nani ne takimin ne fjale shenoi dhe dhuroi asist. Ai u be nje kundershtar i pandalshem per Sitin. Nderkohe qe Runi i mbeshtetur nga portugezi Andersoni dhe Gigsi edhe pse humbi 6 here topin arriti qe ne minuten e 33-te te kthente gjithcka me golin qe ai vete e cilesoi si me te bukurin e karrieres se tij. Ne kete takim nje peshe te madhe pati edhe Fergusoni qe u ul ne pankinen e djajve per te 1370 here dhe i perjetshmi Rajan Gigis luajti takimin e tij te 862-te per djajte.

Rroveshata qe permbysi sezonin

Me ate rroveshate Uejn Runi mund te kete permbysur fatin e keq qe e ka ndjekur 12 muajt e fundit. Se pari Runit iu desh qe te merrej me demtimin qe per pak sa nuk la jashte Boterorit Afrike e Jugut 2010. Me tej filloi kriza martesore nje eskorte tregoi marredheniet qe kishte pasur me te cka i kushtoi edhe pjesemarrjen ne derbin e pare te ketij sezonit Ferguson u irritua nga sjellja e tij dhe e ndeshkoi duke e lene ne stol. Nderkohe pas tere ketyre fatkeqesive erdhi falja e gruas se tij Kolines dhe karantina e Oregonit ne SHBA numri nente u stervit shume per te rikuperuar formen. Dhe tani fillon e bukura per te. Runi eshte shume prane fitimit te Premier Liges per Junajtidin ky do te ishte titulli i 19-te nderkohe qe ne Ligen e Kampioneve djajte e kuq do te nisin marshin drejt finales ne qe do te mbahet ne Wembley pasi do te luajne me Marsejen. Gjithsesi ajo cka perben lajm ne tere kete histori eshte se Roo is back pra Runi eshte kthyer.

Runi tifozeve Jua kisha borxh nje gol te tille

Jua kisha borxh nje gol te tille. Ishte i gjithi per ju. Ky ishte dedikimi i Uejn Runit per mrekulline qe realizoi ne derbin me Mancester Sitin. Bomberi i djajve e di me mire se kushdo tjeter se sa te zhgenjyer jane ndier tifozet e Junajtidit kur ky kerkoi te largohej nga Old Trafford dy muaj me pare. Marredhenia e lojtarit me ta nuk e ka fituar kurre besimin e dikurshem. Tifozet e Mancester Junajtid e meritonin nje gol te tille prej meje rroveshate. Une nuk kam zhvilluar nje nga sezonet me te mira dhe jam i ndergjegjshem per rendesine qe ka nje derbi kunder Sitit keshtu qe shpresoj tu kete pelqyer - u shpreh sulmuesi nje dite pas takimit. Objektivi im eshte te shenoj sa me shume dhe te ndihmoj skuadren ne rrugen drejt titullit. Goli i tij e shkeputi akoma me shume Junajtid nga rivalet duke u dhene nje goditje shpresave te tyre per titullin. Nje rezultat i tille pothuajse i ka nxjerre nga gara lsquoqytetaret vetem ne rast se nuk do te ndodhe nje katastrofe... Nuk mendoj aspak se ishin aq te pafat. Luajten shume mire por nuk arriten te depertonin - tha numri nente i Fergusonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›