Kategoria Superiore Flamurtari nuk ndalet me

Ekipi i Maganit mposhti dje skuadren e Vllaznise. Plaku dhe Ahmataj shenuan dy golat e fitores se kuqezinjve
Flamurtari kalon edhe Vllaznine. Ne takimin e vlefshem per javen e 20-te te Kategorise Superiore vlonjatet nuk zhgenjyen para publikut te tyre duke thyer ekipin e Mirel Joses. Keshtu Vllaznia humbi dje pas dhjete rezultatesh pozitive qe kishte marre ne dhjete ndeshjet e fundit.
Vendosin Plaku e ahmataj
Ne Vlore takimi i shumepritur u mbyll mbyllur me fitoren e paster te Flamurtarit ne shifrat 2-0. Dje u pa nje ndeshje mjaft interesante me shkodranet qe shkuan ne Vlore pas nje forme te mire dhe me pretendimin per te hapur serish ceshtjen e titullit kampion. Megjithate shkodranet nuk ia arriten qellimit fale edhe qendrueshmerise se vlonjateve ne loje. Goli i pare u shenua ne minuten e 36-te te pjeses se pare fale blerjes se re te kuqezinjve ne merkaton e janarit Sebino Plakut. Me fitoren 1-0 te Flamurtarit u mbyll pjesa e pare. Nderkohe qe edhe ne fraksionin e dyte te takimit vlonjatet arriten qe te kontrollonin lojen madje edhe te dyfishonin rezultatin duke vene keshtu tri piket ne kasaforte. Ne minuten e 68-te ishte pikerisht mesfushori elbasanas Julian Ahmataj ai qe realizon nje gol te shkelqyer per nga menyra e ekzekutimit me nje silur nga distanca. Keshtu pas golit te pesuar ekipi i Vllaznise nuk pati me shanse dhe fuqi per te reaguar duke iu nenshtruar keshtu kundershtareve.
Lamtumire titull
Triumfi i djeshem ishte i 15-i ne 20 jave kampionat per Flamurtarin. Duhet thene se nga ekipet e medha vetem skuadra e Tiranes ka arritur qe te mposhte kuqezinjte ndersa te tjerat jane mundur nje e nga nje. Sa i perket ndeshjes se djeshme duhet nenvizuar fakti se goli i Ahmatajt 70 la pa shprese shkodranet qe pesuan humbjen e pare pas 11 javesh. Si per ironi te fatit edhe humbja e fundit e shkodraneve eshte shkaktuar po prej Flamurtarit me ate fitore 3-1 ne Loro Borici ne ndeshjen e vlefshme per javen e 9-te pikerisht ne debutimin e trajnerit Mirel Josa. Me kete fitore e pesta rresht per Flamurtarin formacioni vlonjat u ngjit ne kuoten e 46 pikeve shtate me shume se Skenderbeu i vendit te dyte me te cilin do te perballet direkt javen e ardhshme ne Korce. Ne ndeshjen e zhvilluar ne Vlore Flamurtari fitoi me rezultatin e thelle 4-0 duke shkermoqur rivalin kryesor per titullin kampion. Nga ana tjeter Vllaznia me humbjen qe pesoi dje u dha lamtumire endrrave per lavdi duke qene se ndodhet plot 11 pike larg vendit te pare Flamurtarit.
Finalja ne Vlore
Tri piket e marra ndaj Vllaznise i dhane sigurine matematike ekipit te Maganit qe te mbylle ne vendin e pare ne klasifikim fazen e dyte. Themi keshtu pasi deri ne fund te kesaj faze jane ne loje vetem 6 pike nderkohe qe diferenca midis Flamurtarit dhe ndjekesit me te afert Skenderbeut eshte plot 7 pike. Tanime vendi i pare u jep me teper siguri vlonjateve drejt finales se sezonit pasi me skemen e vendosur nga Federata Shqiptare e Futbollit ekipi qe renditet i pari pas 22 javesh kampionat do te kete mundesi qe fazen e trete te luaje ndeshjen me vendin e dyte ne shtepi. Pra ne qofte se ekipet e para do te ruajne pozicionet qe kane tani ndeshja e trete midis Flamurtarit dhe Skenderbeut do te luhet ne Vlore dhe pikerisht ne javen e fundit te kampionatit.
Tirana shterpe ne sulm
Tirana nuk shkoi ne shume se barazimi 0-0 me Teuten ne Niko Dovana ne debutimin e trajnerit te ri kroatit Misho Krsticevic. Ne ndeshjen e vlefshme per javen e 20-te te Superliges ku miqte mbeten me dhjete vete pas kartonit te kuq te marre nga Gilman Lika ekipi i bardheblu deshtoi te shenonte ne ndeshjen e trete radhazi. Ky ishte barazimi i trete rresht pa gola i 24 here kampioneve pas atyre me Skenderbeun dhe Besen - te te dyja ne bankine ishte ish-trajneri Nevil Dede. Keshtu bardheblute humben serish terren ndaj dy ekipeve te kreut nderkohe qe Teuta nuk fiton prej gjashte ndeshjesh.
Ne ndeshjet e tjera te premten Shkumbini fitoi 3-2 me Elbasanin te shtunen Dinamo-Kastrioti 0-0 Besa-Bylis 2-1 dhe Skenderbeu-Laci 2-1.
Superliga
Te premten
Shkumbini ndash Elbasani 3-2
Grbovic 19prime 61prime Dervishi 29prime / Merxha 9prime Bakiu 86prime
Te shtunen
Dinamo ndash Kastrioti 0-0
Besa ndash Bylis 2-1
Mihani 9 11-m Shtini 88/ Dimo 51
Skenderbeu ndash Laci 2-1
Sefa 76 Muzaka 87/ Hysa 14
Dje
Flamurtari ndash Vllaznia 2-0
Plaku 36 Ahmataj 68
Teuta ndash Tirana 0-0
RENDITJA
Nd. Pike
1. Flamurtari 20 46
2. Skenderbeu 20 39
3. Vllaznia 20 35
4. Tirana 20 32
5. Dinamo 20 29
6. Laci 20 27
7. Shkumbini 20 25
8. Teuta 20 23
9. Besa 20 22
10. Kastrioti 20 22
11. Bylis 20 18
12. Elbasani 20 12