Ruprecht Polenz Kina duhet te respektoje te drejtat e njeriut

DW Ne Berlin kane filluar konsultimet qeveritare gjermano-kineze. Te parat e ketij lloji. Si jane aktualisht marredheniet gjermano-kineze
Polenz Mendoj se marredhenet mes Gjermanise dhe Kines jane te shume te rendesishme per te dyja vendet. Kina eshte nje partner per zgjidhjen e ceshtjeve nderkombetare dhe globale te shekullit te 21-te dhe kancelarja per kete arsye gjate vizites se saj ne Kine ra dakord per keto konsultime qeveritare qe po mbahen tani.
DW Sa hapesire do te zere ceshtja e te drejtave te njeriut Ne Kine shkelen te drejtat e njeriut per shembull si pasoje e politikes nje femije. Mijera vajza abortohen qellimisht lihen foshnje ne rruge apo shiten. Ka njoftime per aborte te detyruara. Kjo duhet ta alarmoje CDU Unionin Kristian Demokrat.
Polenz Sigurisht qe kjo do te diskutohet. Nje here gjendja e te drejtave te njeriut ne Kine por ne na intereson te bisedojme me Kinen per rendesine e te drejtave te njeriut ne politiken ndaj vendeve te treta. Ne Afriken Veriore ne po kerkojme se cfare duhet bere qe pranvera arabe te behet nje vere arabe me qellim qe ne vendet arabe te drejtat e njeriut te respektohen me shume se sa nen nje regjim totalitar. Ne do te donim te dinim nese Kina eshte ne anen tone apo perseri nuk e pranon si pjese te politikes se saj nen moton Asnje nderhyrje ne punet e brendshme.
DW Kina eshte nje fuqi ekonomike ne zhvillim te shpejte. Wen Jiabao tha ne fundjave ne Hungari se Kina do te vazhdoje te investoje ne borxhet shteterore evropiane dhe te mbeshtese euron. Me fjale te tjera Evropa eurozona dhe keshtu edhe Gjermania behen gjithnje e me te varura nga Kina. Keshtu paralajmerimet per demokraci dhe respektimin e te drejtave te njeriut tingellojne si paralajmerime pa pasoja apo jo
Polenz Jo para se gjithash eshte e rendesishme dhe e drejte qe Kina ka interes qe euro te jete e qendrueshme dhe qe krahas dollarit te kete edhe nje tjeter monedhe rezerve ne kete bote. Kina deri tani ka blere te holla valute ne euro ne monedhen euro. Sigurisht duhet te jemi te kujdesshem qe Europa tani te mos bjere ne nje varesi te njeanshme por kjo varet sigurisht edhe nga vete evropianet. Eurozona perfaqeson nje te katerten e prodhimit boteror ne qofte se ne nuk bejme perpjekje te mjaftueshme per ta mbajtur euron te qendrueshme atehere Kina do te bleje borxhet shteterore. Pra varet edhe nga vete evropianet ne se rritet ketu ndikimi kinez ose jo.
DW Sa e varur eshte Gjermania nga Kina
Polenz Une mendoj se eshte nje varesi reciproke. Vitin e kaluar kemi patur nje tregti te jashtme me Kinen prej 130 miliarde eurosh. Kjo eshte nje shume e madhe parash por e matur me prodhimin e pergjithshem ekonomik te Gjermanise nuk eshte nje shume jashtezakonisht e madhe.
DW A do te behet Kina vitet e ardhshme ekonomikisht shume e forte dhe politikisht e fuqishme
Polenz Nuk ma merr mendja ne qofte se analizon situaten ne Kine e kupton se Kina ndodhet para problemeve te medha. Ne gjithnje degjojme per shifra gjigande ekonomike tete perqind nente perqind. Por shkencetaret kineze thone vete Ne qofte se do te llogarisnim shpenzimet qe do te benim per ruajtjen e mjedisit sepse menyra se si ne prodhojme shkon ne kurriz te mjedisit ne qofte se do ti llogarisnim ato atehere do te kishim rritje prej nje ose dy perqind. Kina ka probleme te medha mjedisore probleme te medha energjitike dhe mbi te gjitha Kina ka problemin e madh se nuk ka nje sistem politik qe liria qe u ka dhene njerezve ne hapesiren ekonomike te korrespondoje edhe ne sferen politike.
Autor Uwe Lueb/SWR/Angjelina Verbica
Redaktoi Lindita Arapi