E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlini zyrtar insiston se Eurozona eshte e pregatitur per skenarin me te keq

Shume pak politikane europiane e pranojne mundesine e deshtimit te Greqise me planin financiar edhe pas marrjes se kredise. Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schaumluble i ka bere me dije opinionit publik gjerman se Europa do te pergatitet per skenarin me te keq.

Ne nje interviste me gazeten Bild Schaumluble tha se partneret europiane presin qe Parlamenti grek te kaloje nje plan vendimtar kursimesh javen e ardhshme pavaresisht rezistences nga publiku dhe opozita.

Ne po bejme gjithcka qe te parandalojme nje pershkallezim te krizes ne BE por ne te njejten kohe duhet te pergatitemi edhe per me te keqen - tha Schaumluble. Ai paralajmeroi parlamentin grek se duhet te beje te pamunduren per te kaluar masat antikrize pasi nje deshtim i mundshem do te kishte efekt te forte ne stabilitetin e Eurozones.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Te pregatitur per me te keqen - Ministri gjerman i Financave Schuble thote se eurozona ka marre masat.

Ne duhet te sigurohemi shpejt qe te mbahet nen kontroll rreziku i efektit zinxhir per sistemin financiar dhe vendet e tjera te eurozones - tha ministri Schaumluble.

Te gjithe kane drejtuar syte tek parlamenti grek

Greqia do te marre pjesen tjeter te kredise rreth 12 miliarde Euro vetem nese do te kaloje reformat ne buxhet si dhe do te ligjeroje privatizimet e fundit. Athina zyrtare ka bere te ditur se parate e kredise duhet te jene efektive ne mesin e korrikut per te shmangur paaftesine paguese.

BE kerkon qe kreditoret private te Greqise bankat kompanite private te pensioneve apo sigurimeve te kontribuojne ne shpetimin financiar ne baze informale dhe vullnetare duke blere obligacione te reja te qeverise greke ne kembin te atyre qe jane maturuar.

Schaumluble insiston se eshte ne interesin e kreditoreve private per te ndihmuar Greqine pasi keshtu stabilizohet edhe tregu. Ai tha se shifrat e sakta per kontributin e sektorit privat do te vendosen ne takimin e ministrave te Financave te BE ne 3 Korrik.

Autor Joanna Impey/Aurel Borici

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›