E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bardhi: Kryetari i PD s’ka thënë se nuk do ketë një Kuvend Kombëtar!

Kreu i PD Lulzim Basha e ka bërë të qartë në çdo deklaratë se nuk do të lejojë që të mblidhet Kuvendi Kombëtar, data e të cilit është deklaruar tashmë  nga udhëheqësi historik i demokratëve Sali Berisha.

Por disa deklarime të udhëheqëseve demokratë afër Bashës, po krijojnë idenë se  kryedemokrati ka ndryshuar mendje. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, në një intervistë për A2CNN është shprehur se Basha “nuk ka thënë që nuk do të ketë një Kuvend Kombëtar”.

“Ajo që ka thënë zoti Basha, për të mos u keqkuptuar, është që nuk do të ketë një Kuvend Kombëtar ku do të diskutohen vendimet e qeverisë amerikane.

Kuvend Kombëtar Partia Demokratike ka pasur, ka dhe do të ketë sa herë që të ketë çështje statutore për të diskutuar. Pra nuk bëhet fjalë këtu për shkrirjen e Kuvendit Kombëtar” tha zoti Bardhi.

Ai bëri të ditur se “deri në momentin që flasim, si sekretar i përgjithshëm, nuk kam administruar asnjë kërkesë për mbledhje të Kuvendit Kombëtar”.

“Cilido që kërkon mbledhjen e organeve të partisë duhet t’i drejtohet sekretarit të partisë, i cili ndjek hapat e nevojshme. Në rastin e Kuvendit Kombëtar do të duhet të ketë një vendim të kryesisë së partisë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›