E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, 5 persona akuzohen për vrasjen e Politkovskajës

Hetuesit rusë kanë akuzuar pesë persona të cilët dyshohen për vrasjen e gazetares Ana Politkovskaja e cila u vra në vitin 2009.

Komiteti hetues rus tha përmes një deklarate se ka përmbyllur hetimet kundër pesë të pandehurve - vellëzerve Rustam, Ibragim dhe Xhebrail Mahmudov, Sergei Kazhikurbanov dhe Lom-Ali Gaitukajev.

Të pandehurit akuzohen për vrasje dhe tregti ilegale të armëve.

Politkovskaja u qëllua për vdekje në një korridor të një ndërtese banimi në Moskë.

Disa persona janë gjykuar e më pas liruar, por autoritetet ruse nuk i kanë mbyllur hetimet.

Politkovskaja njihej për kritikat mbi korrupsionin në Rusi, luftën në Çeçeni dhe për kritikat ndaj regjimit të Vlladimir Putinit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›