E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shpëtohet”, hakeri britanez nuk ekstradohet në SHBA

Përmes një vendimi të posacëm Sekretarja e Brendshme britaneze, Theresa May, i ka kursyer ekstradimin një hakeri britanez të kompjuterëve, i akuzuar nga Uashingtoni se ka hyrë në kompjuterët e ushtrisë amerikane.
 

May i tha sot parlamentit se ekziston një rrezik i madh që 46 vjeçari Gary McKinnon të bëjë vetëvrasje nëse ekstradohet për tu gjykuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mund të përballet me një dënim prej 60 vitesh burg.

Ajo shtoi se ekstradimi nuk do të jetë në përputhshmëri me të drejtat e njeriut të Gary McKinnon. Ky është vendimi i parë i një sekretari të brendshëm britanez që e bllokon një ekstradim, nën traktatin aktual të Britanisë së Madhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

McKinnon, i cili është i diagnostikuar me Sindromin e Aspergerit, një formë e autizmit, e ka pranuar se ka pasur qasje në komjuterët e qeverisë amerikane.

Megjithatë, ai thotë se në këta kompjuterë po kërkonte evidencë për UFO. Ai është duke luftuar kundër këtij ekstradimi që nga viti 2002.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›