Rusi, Putin do të kandidojë për president

Kryeministri rus Vladimir Putin ka vendosur të kandidojë për postin e presidentit vitin e ardhshëm, duke shtuar mundësinë për një garë të fortë mes tij dhe Dimitri Medvedevit, liderit të Kremlinit, bënë me dije burime zyrtare të larta. Marrëdhnëia e ngushtë e dikurshme ndërmjet Putinit, një debatues i ashpër, dhe ish oficer i KGB-së, dhe Medvedevit, i cilësuar si një folës më i butë në tone, dhe entuziast i Tëiterit, është fragmentarizuar disi, pas spekulimeve në Moskë, se gara për postin e presidentit për njërin prej tyre, do të nisë sërish. Burime të brendshme nga të dy liderët, thonë se Putin, i cili ka shërbyer tetë vjet si president përpara se të bëhej kryeministër tre vjet më parë, ka nisur të humbasë besimin në besnikërinë e Medvedev. Më herët, Putin kishte deklaruar se do ta merrte vendimin kur të afrohej koha e zgjedhjeve. Ai ka shërbyer si president i Rusisë për dy mandate rradhazi aq sa është maksimumi i lejuar nga Kushtetuta dhe kesisoj, pas ndërprerjes Putini ka të drejtë ligjore që të kandidojë sërish për zgjedhjet e vitit 2012. Po sipas kushtetutës, vendimi i Putinit për të rimarë presidencën, mund ta gjejë atë të drejtojë edhe për dy gjashtë- vjeçare radhazi deri në 2024, kur ai do të jetë 72 vjeç. Nëse do të ndodhë kështu, atëherë ai do të jetë i pari që ka shërbyer si president dhe si kryeministër për 24 vjet në total.