E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, Putin kundërshton hapur presidentin

Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, kundërshtoi në publik presidentin Dmitry Medvediev, i cili një ditë më parë deklaroi se vendi i tij mund të mësonte prej modelit amerikan të bashkë ekzistencës së shumë popullsive.
Në një deklaratë gjatë pasdites, të raportuar prej mediave ndërkombërate, Putin theksoi se Rusia e ka një model të suksesshëm të bashkë ekzistencës së etnive, atë që u provua gjatë Bashkimit Sovjetik, prandaj nuk ka përse të përpiqet të kopiojë modele të huaja.

”Ndarjet etnike janë një rrezik i madh për atdheun tonë dhe nuk duhet të lejojmë që ato të marrin zjarr në asnjë rethanë”, deklaroi Putin.
“Në ekzistencën e Bashkimit Sovjetik, asnjëherë nuk ka patur një përplasje mes kombësive të ndryshme, është e qartë se ai ishte një model i suksesshëm që duhet të përforcohet”.

Deklarata publike e Putin-it vjen në një moment kur në Rusi spekulohet se Kryeministri do të rikandidojë për president në zgjedhjet e 2012-s. Ai la postin më të lartë drejtues në Kremlin pas dy mandatesh, por në bazë të Kushtetutës mund të konkurrojë sërish, pas një mandati ndërprerje.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›