E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, arrestohen 500 demostrues që kërkojnë dorëheqjen e Putin

Policia ruse ka arrestuar më shumë se 500 demostrues që kritikojnë procesin e votimit dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Vladimir Putin. Sipas të dhënave të agjencive,ndërmjet të arrestuarve janë edhe ish-zëvendës kryeministri i më hershëm Boris Nemzov si edhe aktivisti i njohur për të drejtat e njeriut Oleg Orlov nga organizata Memorial.

Të dy më pas janë lënë të lirë. Disa aktivistë të opozitës mbahen për shkak të rezistencës kundër policisë me disa ditë paraburgim.

Pas kritikave të vëzhguesve ndërkombëtarë mbi procesin e zgjedhjeve parlamentare që u zhvillua ditën e dielë, të hënën në mbrëmje kishin dalë nëpër rrugë mijëra njerëz në shenjë proteste.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›