E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndricime te zbehta per Krishtlindjen ne kryeqytetet evropiane

Shqetesimet rreth acarimit te krizes evropiane te borxhit dhe papunesise se larte kane hedhur nje hije zymtie mbi atmosferen e Krishtlindjeve ne disa kryeqytete te Evropes. Qytete si Madridi dhe Lisbona po shkurtojne shpenzimet per zbukurimet e festes.

Ne rrugen Gran Via te Madridit dritat e Krishtlindjeve ndonese jane ndezur nuk arrijne te gjallerojne atmoferen e festes per bleresit dhe kalimtaret.

Kete vit ndricimet me duken shume te varfera. Jemi mjaft te merzitur papunesia eshte shume e larte. Per ata qe nuk kane keto drita te zbehta nuk sjellin dhe aq gezim thote Puri Cubillas.

Edhe pas renies se nates shume nga dritat nuk ndizen. Ato qe ndizen pershendeten me duartrokitje.

Qytete si Madridi po i shkurtojne shpenzimet per zbukurime si pjese e masave shtrenguese qe kane sjelle pesimizem kudo ne kontinent.

Mendoj se duhet te bejme kursime prandaj shkurtimet jane te arsyeshme por te pakten per festat duhet te kete me teper drita sepse ato krijojne nje atmosfere te bukur thote mesuesja Elena Maranon.

Ne Lisbone zyrtaret i hoqen fare ndricimet tradicionale te festes.

Catarina Pestana Portuguese designer of art installation

Menduam ti hiqnim fare ndricimet per Krishtlindjet qe behen me parate e qytetareve. Ne vend qe ta ndriconim Lisbonen me dritat tradicionale te Krishtlindjes qe nuk i shikonte njeri sepse ishin gjithmone njelloj menduam ta zevendesonim kete me paraqitjen e veprave te artit per ta perballuar krizen ne nje menyre te ndryshme. Me nje buxhet te ulet ne po sjellim dicka te ndryshme per tu kthyer njerezve buzeqeshjen.

Sipas agjencise se lajmeve Associated Press Lisbona shpreson te kurseje me shume se 900 mije dollare duke mos i mbajtur ndezur dritat e Krishtlindjes.

Disa shites ne dyqanet e kryeqytetit portugez thone se veshtiresite ekonomike dhe e ardhmja e zymte po i detyron te shpikin gjera te reja per ti joshur bleresit te konsumojne.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›