E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi ekipet e kerkimit ne liqenin e ngrire per mbetjet e meteorit

Ekipet e kërkimit janë mbledhur në Liqenin e Ngrirë në Çeliabinsk në qendër të Rusisë për të kërkuar fragmente të meteorit që goditi zonën një ditë më parë. Nga ngjarja u plagosën më shumë se një mijë persona.
Zhytësit kanë kërkuar në liqen ku është hapur një vrimë me një diametër prej disa metrash në akull. Por deri tani nuk është gjetur asgjë.
Banorët e zonës kanë dëshmuar se kanë dëgjuar nëj shpërthim të madh, që është pasuar nga një dritë e madhe dhe që ka shkaktuar disa dëme materiale.
"Na u desh të kalonim rreth liqenit, për 3 kilometra. Pasi u afruam pamë një krater të madh, një vrimë të madhe në akull, dhe copa të tjera akulli të shpërndarë në zonë.”
Meteori, i cili udhëtonte me një shpejtësi prej 30 kilometrash në sekondë sipas agjencisë hapësinore ruse Roskozmos, la pas një strishë tymi që mund të shohej deri në 200 kilometra larg.
NASA bëri të ditur se metori ishte 17 metra para se të hynte në atmosferën e tokës dhe peshonte rreth 10 mijë ton.
Ai shpërtheu me kilometra larg sipërfaqes së tokës, me një masë energjie 30 herë më të madhe se bomba bërthamore e hedhur në Hiroshima në Luftën e Dytë botërore.
Bashkiaku i zonës ka deklaruar se dëmet materiale shkaktuan të paktën 33 milion dollarë dëme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›