Rusi familja mbreterore rehabilitohet
Gjykata e Larte Ruse ka marre vendimin me te cilin Cari i fundit rus Nikolla II dhe familja e tij ishin vrare ne menyre te paligjshme dhe atyre u eshte dhene rehabilitimi ligjor. Familja e Romanoveve e perbere nga 7-te anetare u qelluan nga bolsheviket pa proces gjyqesor ne vitin 1918 ne qytetin Yekaterinburg. Vendimi gjyqesor pason nje fushate te gjate nga trashegimtaret e familjes mbreterore ruse, per t'i njohur ata si viktima te krimit sipas ligjeve ruse. Gjykata e Larte vitin e kaluar kishte thene se familja mbreterore nuk mund te rehabilitohej meqe nuk ishte akuzuar per krime me pare, por sot ka kthyer vendimin e meparshem.