E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjeorgji, futen vëzhguesit e parë të BE

Në Gjeorgji mbërritën vëzhguesit e parë të Bashkimit Europian. Ata do të monitorojnë armëpushimin dhe tërheqjen e trupave ruse që hynë në muajin gusht. 

Vëzhguesit nisën ditën e parë të punës, duke lëvizur me automjete të blinduara pranë kryeqytetit Tbilisi.

Në mënyrë paralele, edhe 6 makina me xhandarë francezë u nisën nga Gori për të patrulluar në rajonet separatiste të osetisë së Jugut.

Një zyrtar i misionit të Bashkimit Europian thotë se patrullime po bëhen edhe pranë rajonit tjetër separatist të Abkazisë si dhe qyteteve të Potit e Zugdidit.

Misioni përbëhet nga 200 persona, ku përfshihet edhe një grup xhandarësh të specializuar në cështje juridike dhe të të drejtave të njeriut. Ata janë të paarmatosur, por lëvizin vetëm me mjete të blinduara.  
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›