E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, gjendet e vdekur aktivistja për të drejtat e njeriut

Aktivistja e njohur ruse për të drejtat e njeriut, Natalia Estemirova, është gjetur e vdekur ditën e mërkurë në Ingusheti. Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme të Çeçenisë, Madina Kazhjeva, deklaroi se kufoma e të ndjerës Estemirova, me dy plagë në kokë, është gjetur afër qytetit Nazran. Organizata për të cilën punonte aktivistja ruse, Memorial, ka njoftuar se Estemirova ishte rrëmbyer më herët në kryeqytetin çeçen, Grozni.Sipas anëtarit të organizatës "Memorial", Aleksandër Çerkasov, Natasha kishte disa takime të caktuara për të mërkurën dhe për shkak se nuk u paraqit në ato takime, kolegët e saj vendosën të shkojnë në shtëpinë e saj, ku gjetën njerëz, që ishin dëshmitarë të rrëmbimmit të saj. "Ata thanë se e kanë parë Natashën të jetë hedhur në një veturë të bardhë duke bërtitur se po rrëmbehet", tha Çerkasov.
Organizata "Human Rights Watch" tha se Estemirova po punonte në një rast të ndjeshëm për shkeljen e të drejtave të njeriut në Çeçeni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›