Iran/ Rrëzohet avioni me 153 pasagjerë

Një avion pasagjerësh u rrëzua sot në veriperëndim të Iranit dhe më shumë se 169 persona që gjendeshin në bordin e tij mendohet të kenë humbur jetën, njoftoi agjencia e lajmeve ISNA. "Të paktën 153 pasagjerë dhe 16 anëtarë të ekuipazhit ndodheshin në bordin e avionit të rrëzuar", njoftoi agjencia ISNA, pa bërë të ditur burimin e këtij informacioni. Televizioni shtetëror iranian kishte lajmëruar më parë se "të 150 personat në bordin e avionit kishin humbur jetën".
Avioni i kompanisë ajrore "Caspian Airlines" po udhëtonte nga Teherani drejt Erevanit, kryeqyteti i Armenisë, kur ai u rrëzua rreth orës 07:03 GMT pranë qytetit Qazvin, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve IRNA. Një zyrtar i shërbimit zjarrfikës tha për agjencinë IRNA se të gjithë personat në bord kishin vdekur.
Ndërkohë sipas një zëdhënësi të aviacionit civil iranian, aeroplani ishte rrëzuar 16 minuta pas ngritjes në ajër nga aeroporti ndërkombëtar "Imam Khomeini" i Teheranit.