E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, manifestime kundër regjimit të Putinit

“Sheshi ishte plot me njerëz. Ne jemi të paktën 120 000 persona të mbledhur këtu”, deklaroi Ryjkov, një ish-deputet dhe bashkëdrejtues i lëvizjes së paautorizuar i Partisë për liritë popullore Parnas.

Opozitarët parakaluan sot në rrugën “Bolchaïa Iakimanka” para se të shkonin në sheshin “Bolotnaïa”, pranë Kremlinit, për të dëgjuar drejtuesit e lëvizjes së nisur në muajin dhjetor si pasojë e zgjedhjeve legjislative të shënuara nga mashtrime të rënda.

Policia theksoi se bëhej fjalë për 35 000 manifestues.

Një manifestim tjetër në mbështetje të qeverisë u zhvillua dhjetëra kilometra më larg, ku sipas policisë ishin mbledhur rreth 140 000 persona.

Shifrat e opozitës dhe ato të policisë ndryshojnë përgjithësisht gjatë manifestimeve të zhvilluara kundër Vladimir Putinit.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-02-04 15:34
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›