Subvencionet në bujqësi, aplikimet deri më 15 mars

Drejtori i Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Gjok Vuksani tha se deri tani interesi i fermerëve për aplikime ka qenë i lartë.
Sipas tij, me vendim të Këshillit të Ministrave duke filluar nga janari 2012 e në vazhdim në programin e subvencionimit do të përfshihen dhe fermerët që nuk kanë përfituar vitin e kaluar.
Për industrinë përpunuese, edhe këtë vit ofrohet skema e mbështetjes me kredi të butë për 5 vjet ku shteti paguan 70 % të shumës totale.
Gjatë vitit 2011 kanë përfituar rreth 14 500 fermerë nga subvencionet e shtetit për mbjelljen e drurëve frutorë, për zhvillimin e teknologjive të ujitjes, për prodhimet në sera, prodhimin e qumështit, mjaltit, vajit të ullirit, etj. Drejtori Vuksani tha se, shumica e subvencioneve janë shpërndarë në qarqet e Korçës, Beratit, Fierit, Shkodrës dhe Elbasanit.
2012-02-04 15:06