E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rusi, mbi 3500 të arrestuar, bashkëshortja e Navaliyt lirohet nga paraburgimi

Gjatë protestave në mbarë Rusinë në shenjë përkrahje për liderin e arrestuar të opozitës ruse Alexei Navalny, autoritetet e sigurisë kanë arrestuar mbi 3.500 njerëz, shkruan Reuters.

Bashkëshortja e opozitarit rus, Yulia Navalnay është liruar nga paraburgimi në Moskë. Raportohet se ajo është liruar pa dhënë as dëshminë zyrtare.
E më parë Yulia pati publikuar një fotografi në Instagram  më mbishkrimin “në veturën e blinduar të policisë”
 Ajo është një ndër protestuesit e shumtë që u arrestuan gjatë tubimeve me thirrjet për lirimin e Navalnit
Protesta u zhvilluan në më shumë se 60 qytete ruse. Pjesëmarrësit sfiduan masat e marra nga policia për të penguar protestat, të cilat janë shpallur të paligjshme.
Protestat filluan në Lindjen e Largët dhe në Siberi, duke përfshirë qytetet Vladivostok dhe Khabarovsk, në të cilat sipas mbështetësve të Navalnit, po marrin pjesë me mijëra veta.
Në Khabarovsk, një qytet rus në kufi me Kinën, rreth 8 mijë kilometra në lindje të Moskës, protestuesit u përleshën me policinë që po përpiqej të parandalonte tubimin.
Në përpjekje për të ndalur grupet e protestuesëve policia ka paralajmëruar mbështetësit e opozitës por edhe gazetarët e pavarur kundër mbulimit të protestave.
Universitetet ruse u kanë thënë studentëve që të mos marrin pjesë në tubimet në mbështetje të Navalni,  duke i kërcënuar ata me masa disiplinore që përfshirë edhe përjashtimin.
Protestat e zhvilluara janë të parat të organizuara nga mbështetësit e opozitarit Navalni që kur ai u kthye nga Gjermania, ku po shërohej nga helmimi me një agjent nervor. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›