E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi miratohet ligji anti-proteste

Dhoma e lartë e Parlamentit Rus votoi pro një projektligji të debatueshëm, i cili rrit ndjeshëm gjobën për pjesëmarrjen në protesta të paligjshme.

Në bazë të ligjit të ri, pjesëmarrja në manifestime për të cilën nuk është lëshuar një leje nga policia, nga ndëshkimi prej 5 mijë rublash (152 dollarësh) në fuqi, tashmë do të gjobitet me 300 mijë rubla për pjesëmarrësit (9 100 $) dhe deri 600 mijë rubla (18 200 $) për organizatorë.

Projektligji u mbështet nga 132 senatorë ditën e martë, me vetëm njërin që votoi kundër dhe një të dytë që abstenoi.

Në Ky ligj shtron rrugën për një luftë civile, për represion masiv në të ardhmen dhe të gjithë e dimë se si përfundon shtypja, në gjakderdhje, varfëri dhe revolucion

Gennady Gudkov
Deputeti i partise opozitare "Rusia e Drejte" mënyrë që të shndërrohet në ligj, projekti duhet të marrë firmën e presidentit Putin, diçka që pritet të jetë vetëm një formalitet, pasi ishte vetë partia e komanduar prej tij, “Rusia e Bashkuar”, ajo që propozoi ligjin.

Rusia u trondit nga tre muaj protesta të fuqishme pas parregullsive që u regjistruan në zgjedhjet parlamentare të shkurtit dhe ato presidenciale në prill.

Disa organizata ndërkombëtare dhe aktivistë pro-demokracisë në Rusi kundërshtuan ashpër ligjin e ri, të konsideruar si tejet shtypës dhe frikësues për të gjithë ata që marrin pjesë në manifestime anti-qeritare.

Gennady Gudkov, një deputet i partisë opozitare “Rusia e Drejtë”, e përshkroi ligjin si “drakonian”, ndërsa theksoi se ai reflekton frikën e Kremlinit nga njerëzit e tij.

”Ky ligj shtron rrugën për një luftë civile, për repression masiv në të ardhmen dhe të gjithë e dimë se si përfundon shtypja, në gjakderdhje, varfëri dhe revolucion”, u shpreh Gudkov.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›