E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, nëndetësja bërthamore përfshihet nga zjarri

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një nëndetëse bërthamore në një zonë ku mbahen nëndetëset në qytetin e largët lindor rus, Vladivostok.

Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se nëndetësja Tomsk është përfshirë nga zjarri të hënën teksa po riparohej në kantierin e detit, Zvezda, rreth 25 kilometra larg Vladivostokut.

Zyrtarët e marinës janë cituar duke thënë se nuk ka rrezik nga rrjedhjet rrezatuese.

Ata kanë thënë se përpos dy anijeve zjarrëfikëse, një anije tjetër që monitoron rrezikun e rrezatimit është dërguar në vendin e ngjarjes si masë parandaluese.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, Ria Novosti, ka cituar një zyrtar të paidentifikuar në vendin e ngjarjes duke thënë se zjarri shpërtheu pasi një sharrë që punon me gaz është përdorur në punët riparuese, e cila e ka shkaktuar zjarrin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›