E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, përleshje mes grupeve pro dhe kundër homoseksualëve

Policia ruse ka arrestuar dhjetëra persona pas përleshjeve ndërmjet aktivistëve pro dhe anti-homoseksualë në Shën Petersburg.

Përleshjet e së shtunës kanë shpërthyer pasi rreth 100 aktivistë homoseksualë kanë marrë pjesë në një marsh kundër ligjit që ndalon propagandën homoseksuale.

Ata janë konfrontuar nga një numër i njëjtë i protestuesve anti-homoseksualë, të cilët kanë hedhur ve dhe gurë në drejtim të tyre.

Parlamenti rus ka miratuar ligjin dy javë më parë.

Ai parasheh gjoba të rënda për propagandën e marrëdhënieve jotradicionale sekssuale te të miturit.

Ligji duhet të nënshkruhet edhe nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›