Kontrolli i iPhone përmes lëvizjeve të kokës
Gjiganti Apple ka bërë një zhvillimi të ri te softueri i tij më i fundit iOS 7, që u bën të mundur përdoruesve të përzgjedhin aplikacionet dhe ti kontrollojnë ato përmes lëvizjeve të kokës.
Kur kontrolli, që mundëson ndërrimin e metodës së përdorimit të iPhone, aktivizohet, në mënyrë automatike ai kalon nëpër të gjitha menutë, si ato personale edhe në aplikacione.
Përdoruesi duhet të presë momentin e duhur kur opsioni, që po kërkon të selektohet dhe menjëherë pas kësaj nëpërmjet lëvizjes së kokës në të majtë, ai e përzgjedh opsionin e dëshiruar.
Për tu kthyer në pamjen e fillimit ose në homescreen, mjafton vetëm lëvizja e kokës në të djathtë.
Ky zhvillim i ri në softuerin iOS 7, e lehtëson shumë përdorimin e celularëve iPhone dhe u hap rrugën mrekullive të ardhshme teknologjike.
Ka qenë ëndërr e hershme e përdoruesve, që të mund ta kontrollojnë celularin e tyre nëpërmjet zërit, gjë që është përmbushur. Tani vjen edhe shpikja më e re, përdorimi i celularit nëpërmjet lëvizjeve të kokës.
Nëpërmjet kontrollit që mundëson ndërrimin e metodës së iPhone ose quajtur ndryshe Switch Control, të gjithë ata që zotërojnë një iPhone mund të aktivizojnë këtë opsion.
Shpejtësia e përzgjedhjes së menyve është lënë në dorën e përdoruesit edhe mënyra sesi pajisja reagon për lëvizjet e kokës mund të ndryshohet përmes Accessibility menu.
Shpikja e quajtur Switches, mund të aktivizohet dhe çaktivizohet lehtësisht nga menyja Switch Control. Aplikacioni mund të ndryshohet lehtësisht duke bërë të mundur njohjen e lëvizjeve të ndryshme të kokës, që i përzgjedh vetë përdoruesi.
E njëjta metodë e lëvizjes së kokës mund të përdoret edhe për ngritjen dhe uljen e volumit të zërit, që gjithashtu mund të alternohet edhe me lëvizje të gishtit.
Tek Action menu, përdoruesit mund të eksplorojnë opsionet e tjera që mund të kontrollohen nëpërmjet lëvizjes së kokës.
Kjo shpikje u lançua në versionin e dytë të softuerit në konferencën e organizuar prej Apple në fillim të qershorit.
Pritet që shpikja të dalë në treg për përdoruesit e thjeshtë në tetor të këtij viti.