E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, policia arreston 40 protestues antiqeveri

Moskë-Më shumë se 40 persona janë arrestuar dje nga policia ruse, pas protestave në Moskë kundër politikave të qeverisë. Aktivistët e opozitës ruse, të cilët protestuan edhe në disa qytete tjera, bënë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit, Vladimir Putin. Në Shën Petersburg, prania e fortë e policisë para nisjes së një proteste, bëri që tubimi të anulohet.

Policia ka paralajmëruar se do të shtypë të gjitha protestat që do të zhvillohen në vend. Protestuesit janë përkrahës të Partisë Nacional Bolshevike, e cila është e ndaluar, si dhe mbështetës të ish-kampionit botëror në shah, liberalit Gari Kasparov. Lideri i radikalëve të majtë Eduard Limonov është njëri nga të arrestuarit në Moskë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›