Vazhdon numërimi i votave në Irak
Bagdad-Pas zgjedhjeve lokale të një dite më parë, në Irak vazhdon normalisht numërimi i votave të dhjetëra milion njerëzve. Kryeministri Nuri Al Maliki tha se mbajtja e zgjedhjeve është fitore për tërë irakianët.Rreth 15 milion njerëz morën pjesë në votime për zgjedhjen e këshillave të 14 nga 18 provinca të Irakut. Kombet e Bashkuara gjithashtu mirëpriten votimet derisa presidenti amerikan, Barak Obama uroi irakianët për mbajtjen e zgjedhjeve të cilat ai i quajti domethënëse dhe paqësore. Obama tha se ato ishin një hap përpara nga irakianët në marrjen e përgjegjësive për të ardhmen e tyre.