E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rusi, projektligj që i jep Putinit dy mandate

Tre deputetë prezantuan të martën projektligjin i cili do t’i lejojë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin të qëndrojë në detyrë për dy mandate të tjera presidenciale gjashtë-vjeçare. Pavel Krasheninnikov, Olga Savastyanova dhe Andrey Klishas paraqitën draftin në Dhomën e Ulët të Parlamentit, Duma ruse, duke legjitimuar ndryshimet kushtetuese, të cilat sugjerojnë që kufizimi në dy mandate radhazi për presidencën do të humbasë forcën e tij për kreun e shtetit që shërbeu si president në momentin e miratimit të ndryshimeve të reja kushtetuese. Drafti gjithashtu paraqet kërkesa të reja për të nominuarit për president, duke përfshirë që kandidati duhet të jetë shtetas rus jo më i ri se 35 vjeç, me qëndrim të përhershëm në vend për të paktën 25 vjet dhe nuk ka ose nuk kishte më parë shtetësi të huaj ose leje qëndrimi me përjashtim të atyre me origjinë nga Krimea. Votimi për ndryshimet kushtetuese u mbajt nga 25 qershor deri më 1 korrik me 77.9 % të rusëve që votuan për ndryshimet dhe me 21.27 % kundër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›