COVID 19, Ruçi anullon seancën parlamentare të së enjtes

Kreu i parlamentit shqiptar Gramoz Ruç, në zbatim të Vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve vendosi që të mos zhvillohet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 19 nëntor 2020, njoftoi zyra e shtypit.
Në respekt të zbatimit të këtyre masave, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i është drejtuar Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu, për të bërë një interpretim lidhur me vazhdimin e seancave plenare të Kuvendit.
Puna në komisionet parlamentare vazhdon online.